fbpx

Si t’ju dalë gjumi pa pirë kafenë e mëngjesit

pajisja-q-euml-ju-zgjon-me-kafe_hd-780x439.jpg

Zgjimi në mëngjes për disa njerëz mund të jetë misioni më i vështirë, deri në momentin kur pinë gllënjkën e parë të kafesë.

Pirja e kafesë është rituali i miliona njerëzve në botë jo vetëm sepse kjo pije i ndihmon të zgjohen, por edhe sepse njerëzit bëhen të varur !

Por duhet të dini se veç kafes ka dhe shumë mundësi të tjera, truke, që do t’ju ndihmojnë të zgjoheni e ta nisni ditën kthjellët.

1. Hani një mollë

Mollët janë të pasura me sheqer natyral (glukozë) dhe procesi i tretjes ndihmon në zgjimin e trupit tuaj.

2. Pini një gotë ujë të ftohtë

Në mëngjes mund të ndodhë të jeni të dehidratuar, gjë që çon në ndjenjën e lodhjes. Pirja e një gotë me ujë të ftohtë është një mënyrë e shkëlqyeshme për t’u zgjuar .

3. Pini lëng portokalli

Njësoj si molla dhe portokalli është i pasur me sheqerna natyrore dhe pirja e një gote lëng portokalli jo vetëm që do t’ju zgjojë, por falë enzimave që gjendet tek frutat ngjyrë portokalli e të verdhë ju do të ndiheni më energjikë dhe me humor.

4. Karamele mente

Aroma e karameleve mente (do te ishte mire te mos ishin me sheqer), do të rriste përqëndrimin dhe do të stimulonte trurin tuaj të “zgjohej”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *