fbpx

Si t’u komunikua shkarkimi nga puna? Habit Mjeku: Më erdhi postieri dhe firmosa te blloki i tij, prisja paralajmërim por…

all.jpg

Pak pas vendimit të firmosur nga drejtori i QSUT Enkelejd Joti, për shkarkimin nga detyra të Mjekut të Urgjencës së QSUT, Ilir Allkja ka ardhur reagimi i këtij të fundit, i cili në një prononcim për syri.net, ka deklaruar se nuk e priste shkarkimin.

 “Ju falenderoj për zërin që po më jepni. Realisht nuk e prisja (shkarkimin). Jam thirrur disa herë në Drejtorinë e QSUT dhe kryefjala ka qenë komunikimi im me mediat. Të gjithë më kanë ndjekur, në komunikimet e mia kam folur për probleme të shëndetit publik. Kam qenë kritik me administrimin e pandemisë dhe problemeve të shëndetit në përgjithësi nga qeveria.”

Fokusohemi tek vendimi për pushim nga puna. Mundet të më lexosh me çfarë motivacioni u bë?

Allkja: Motivacioni ishte për shkelje të etikës dhe konfidencialitetit në punë. Domethënë i bie që unë dhe citohej saktësisht, kishte të bënte me mosruajtjen e informacionit dhe komunikim me mediat.

A është e vërtetë kjo?

Allkja: Unë nuk kam shkelur asnjë lloj Kodi Etik në profesionin tim, në punën time dhe jashtë punës sime. Gjithmonë kam qenë besnik me pacientin, kam bërë më të mirën time për shëndetin e pacientëve që kam trajtuar dhe nuk kam nxjerrë kurrë sekrete që kanë të bëjnë me jetën apo shëndetin e pacientëve. Ky është betimi që kam bërë unë për profesionin ndërsa në lidhje me komunikimin me mediat kam thënë gjithmonë opinionet e mia për mënyrën e mirëadministrimit të shëndetit publik dhe të problemeve sociale politike në tërësi, pasi kam besuar se jetoj në një vend të lirë dhe demokratik ku liria e fjalës është parësore. Realisht kam besuar se të jesh qytetar në një vend të lirë do të thotë të jesh I lirë të bësh kritika karshi sistemit të kërkosh ndryshime përmirësime në sistem. Kjo është A-ja në një demokraci, është A-ja për një intelektual dhe për një profesionist.

Ndërkohë, si ju është komunikuar largimi nga puna?

Allkja: Më takoi postieri I institucionit,më dha një zarf e më kërkoi të firmosja në atë bllokun e tij. E hapa dhe prisja të merrja një paralajmërim a vërejtje, diçka të tillë, sepse besoja se më gjithë këtë zhurmë do të dilnin diku, por një vendim ku flitej për prerje direkte të marrëdhënieve të punës, për pushim direkt nga puna për shkelje flagrante të informacionit, këtë nuk e prisja realisht.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303