Si u gjetën në Jeruzalem gozhdët e përdorura për kryqëzimin e Jezu Krishtit?

Një investigues mund të ketë zbuluar gozhdët e përdorura për të kryqëzuar Jezu Krishtin në kryq, pasi ato u zhdukën nga një varr në Jeruzalem 30 vjet më parë.

Në nëntor 1990, arkeologët gjetën një shpellë varrosjeje në Jeruzalemin e Jugut, që përmbante 12 kuti kockash, dy prej të cilave me mbishkrimin “Kaiaphas” – emri i dhënë priftit të lartë hebre që qëndronte pas kryqëzimit të Jezusit sipas Ungjijve të Testamentit të Ri.

Krahas tyre, u gjetën dy gozhdë të epokës romake, një brenda kutisë dhe një në dysheme përkrah kockave, të cilat humbën për pothuajse dy dekada, derisa Jacobovici hetoi çështjen,  duke e analizuar përsëri varrin dhe vendndodhjen e tij duke ri ndërtuar edhe rrugëtimin që u bë në antikitet për të mbërritur deri në varrimin aty të Jezusit.

Ende ka dyshime nëse janë vërtet ato por studiuesit besojnë për faktin se gjilpërat janë të shtrembëruara dhe nuk janë të drejta çfarë edhe përforcon dyshimet e tyre.