fbpx

Si u shmang tragjedia/ Tapë në timon, 49-vjeçari ngjitet me makinë në trotuar, përplas 4 këmbësorë

pranga-2-780x439-770x433.jpg

Një person është arrestuar ditën e sotme nga policia në kryeqytet.

Një 49-vjeçar ka qenë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, kur është ngjitur në trotuar dhe ka përplasur katër këmbësorë, të cilët kanë përfunduar në spital.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :

-A.L., 49 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasit u bë pasi në rrugën “Llazi Miho”, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.64 mg/l, ka humbur kontrollin e mjetit, dhe është ngjitur në trotuar duke aksidentuar këmbësorët : E.Y., L.Y., L.D., dhe M.SH., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të Qarkullimit Rrugor” dhe “Drejtim i mjetit në menyrë të parregullt”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303