fbpx

Siguri e lartë në Japoni për Samitin G20, 32 mijë policë të angazhuar

japanese-police.jpeg

Policia e Japonisë ka ndërmarrë masa të rrepta sigurie në qytetin Osaka, ku pjesëmarrjen e tyre e kanë paralajmëruar udhëheqësit e vendeve më të zhvilluara të botës.

Udhëheqësit e ekonomive kryesore në botë sot filluan të mbërrijnë në Japoni në Samitin G20, i cili paraqet platformën kryesore të bashkëpunimit ekonomik global.

Për mbarëvajtjen e samitit dy-ditor, policia japoneze në Osaka ka ngritur masat e sigurisë në nivelin më të lartë. Përveç udhëheqësve të ekonomive botërore, në samit pritet të marrin pjesë rreth 30 mijë të ftuar ndërsa për sigurinë janë angazhuar 32 mijë policë.

Një numër i madh i efektivëve të policisë mund të vërehen veçanërisht përreth qendrës së kongresit INTEX në Osaka, ku do të mbahet samiti.

Gjithashtu raportohet se të paktën 700 shkolla në Osaka pezulluan mësimin për dy ditë. Kontejnerët dhe vendet e deponimit të mbeturinave në stacionet hekurudhore do të mbyllen për dy ditët e ardhshme.

Policia ndaloi përdorimin e dronëve gjatë samitit dhe policët zhytës japonezë në 24 orë do të kujdesen për sigurinë e “Osaka Tower”, ku do të mbahet pritja për mysafirët e Samitit.

Masat e sigurisë janë gjithashtu të pranishme edhe në aeroportin Kansai të Osaka-s dhe në të gjithë qytetin gjithashtu mund të shihen barriera hekuri rreth parkimit të qytetit.

Advertisement

Gjatë Samitit, pritet të organizohen protesta nga aktivistët e të drejtave të njeriut, aktivistët e mjedisit dhe grupeve kundër luftës. Siç është paralajmëruar, policia pret që mund të vijë deri tek tubimi i grupit të udhëhequr nga nacionalistët japonezë, të cilët kërkojnë që trupat amerikane të largohen nga ishulli Okinawa.

Ekziston mundësia që protestat nga Hong Kongu rreth projektligjit për ekstradim të transferohen në Osaka.

Është planifikuar që në samitin e këtij viti fokusi të jetë në luftimin e ndryshimeve klimatike.

Samiti i G-20 është një forum i qeverive dhe bankave qendrore të 20 ekonomive kryesore në botë, përfshirë Bashkimin Evropian dhe 19 vende – Argjentinën, Australinë, Brazilin, Kanadanë, Kinën, Francën, Gjermaninë, Indinë, Indonezinë, Italinë, Japoninë, Korenë e Jugut, Meksikën, Rusinë, Arabinë Saudite, Afrikën e Jugut, Turqinë, Britaninë e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës./real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303