Siguria ushqimore, Çuçi: Therja e bagëtive është disiplinuar

cuci.png

Pas bllokimit të qindrave ton ushqime të pasigurta, siguria ushqimore mbetet në qendër të diskutimeve. Ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi ka inspektuar nga afër një thertore në Lezhë, e ngritur nga fondet e qeverisë.

Ministri theksoi se therja e bagëtive është disiplinuar, në kuadër të rritjes së sigurisë ushqimore

” Një nga proceset më të rëndësishme të sigurisë ushqimore për pjesën e mishit dhe produkteve shtazore është therja. Kjo është një dëshmi që tregon qartë sesa e rëndësishme është që ne të fokusohemi tek rritja e sigurisë ushqimore.”, u shpreh ministri.

Çuçi theksoi se falë investimit të këtij subjekti, numri i të punësuarve është trefishuar. Ai u shpreh se Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bashkë me agjencitë që ka në varësi, ka nxitur ngritjen e thertoreve me standarde bashkëkohore në të gjithë vendin.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303