Siguroi numrin më të lartë të votave në Gjirokastër, Bledi Çuçi ka dy fjalë për të gjithë mbështetësit

ai-9.jpg

Deputeti i konfirmuar i Parlamentit të ri, Bledi Çuçi ka falenderuar të gjithë qytetarët që i kanë besuar, teksa thekson se pa mbështetjen e të rinjve “fitorja nuk do kishte qenë kaq e lehtë”.

“Pa mbështetjen e të rinjve fitorja e 25 prillit s’do të kishte qenë aq e lehtë, aq e bukur, aq historike dhe kaq shumë frymëzuese për Shqipërinë e së ardhmes.  Faleminderit me zemër!” shkruan Çuçi.

Çuçi mori mandatin e deputetit në Gjirokastër, ku mundi të sigurojë 11932 vota, deputeti i PS me numrin më të lartë të votave në këtë qark.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303