fbpx

Sikletoset Adelina Tahiri: I flas shqip djalit, por…

Këngëtarja Adelina Tahiri ka folur në lidhje për familjen e saj gjatë një interviste të dhënë për “Prive”. Mirëpo, Adelina ka rrëfyer edhe diçka për të birin e saj, Jonin.

Këngëtarja u shpreh se po mundohej që t’i mësonte sa më shumë shqip, por gjuha që ai nuk evitonte ishte anglishtja.

“Djali im ka gjuhë të nënës shqipen, edhe pse nuk i ikim dot anglishtes. Sado që i flas shqip, ai shkon në çerdhe dhe ma kthen anglisht. Është një gjë që nuk i iket dot. Unë e flas Maqedonishten perfekt, ai do i mësojë të dyja. Kur jam vetë i flas shqip. Kur jemi familje i flas të dyja. Çfarëdo gjuhe që ai flas, në të njëtjën mënyrë ma kthen,”-tha Adelina.