21.5 C
Tirana
E enjte, 30 Maj, 2024

TË FUNDIT

“Sikur ta kishe mbrojtur Valbonën siç po mbron Vjosën….”. Rama i kundërpërgjigjet Metës

spot_img

“Sa mirë do kishte qenë sikur ta kishte mbrojtur Valbonën nga shkatërrimi kur ishte zv.shef i qeverisë së Saliut”. Kështu i është kundërpërgjigjur Kryeministri Edi Rama Presidentit Ilir Meta pas deklaratave të tij për Parkun Kombëtar të Vjosës.

 “Jam dakord me Ilir Metën që e ardhmja nuk është shkatërrimi, po sa mirë do kishte qenë sikur ta kishte mbrojtur Valbonën nga shkatërrimi kur ishte zv.shef i qeverisë së Saliut, siç mbron sot Vjosën nga rreziku imagjinar i hidrocentraleve që nuk do të ndërtohen!

Qeveria jonë e ka shpallur Park Kombëtar Vjosën e lartme. Ministria jonë e Mjedisit ka refuzuar zyrtarisht të japë leje për projekte HEC-esh në Vjosën e poshtme që do të integrohet me Parkun! Vala shkatërruese e qeverisë së vjetër mbi lumenjtë në tërësi është zmbrapsur ka kohë!”, shkruan Rama

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat