fbpx

Sikur të mos mjaftonte cikloni, Greqia goditet dhe nga një tërmet i fuqishëm/Ja magnituda

Një tërmet me magnitudë 5.5 të shkallës Rihter ka tronditur Greqinë pak më parë.

Tronditja nga lëkundjet e tërmetit në Greqi, vjen në një moment të vështirë pasi vendi është përfshirë nga një ciklon i fuqishëm që ka përmbytur vendin.

Në bazë të njoftimit të publikuar në faqen EMSC, lëkundjet ishin me thellësi 24 kilometër, ndërsa epiqendra ishte në Iraklion.

Deri më tani nuk është raportuar për të lënduar dëme materiale.