fbpx

Silva Bino jep informacionin për të gjithë ata që kanë marrë dozën e parë të AstraZenecës

Silva-Binoo.jpg

Ekspertja e Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino në një postim në rrjetin social Facebook i është referuar një studimi të kryer në Angli i cili tregon se ata persona të cilët kanë marrë një dozë të vaksinës AstraZeneca janë 80% më pak të rrezikuar  të humbin jetën nga Covid krahasuar me ata të cilët ende nuk janë vaksinuar.

Ndërsa pas dozës së dytë Bino shton se individët që kanë marrë dhe dozën e dytë të vaksinës Pfizer janë deri në 97% të mbrojtur.

“Një analizë e Agjensisë të Shëndetit Publik në Angli tregon për herë të parë që individët që kanë marrë një dozë të vaksinës AstraZeneca kanë 80% më pak rrezik të humbin jetën nga Covid-19 të krahasuar me ata që nuk janë vaksinuar. Gjithashtu në raportin tregon e që mbrojtja ndaj vdekjes rritet nga 80% në 97% pas dozës së dytë të vaksinës Pfizer”, shkruan Bino në postimin e saj.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303