fbpx

Silva Bino: Komiteti i Ekspertëve ka diskutuar edhe vaksinimin për gjimnazistët

3FF34B6D-DCDD-4F5F-A989-3610AAEE5E12.jpeg

Njësoj si në vendet europiane edhe në Shqipëri do të aplikohet një dozë e tretë për vaksinat antiCovid. Silva Bino është shprehur në emisionin “Opinion” se vendimi për këtë gjë do të merret shumë shpejt gjatë kësaj jave.

“Kjo do të aplikohet. Shumë shpejt gjatë kësaj jave. Komiteti është mbledhur ditën e premte dhe do të aplikohet edhe doza e tretë që quhet bazale, pra  për persona që kanë nivel imunitar të ulët”, tha Bino.

Por a do të ulet mosha e vaksinimit nën 18 vjeç? Bino u shpreh se kjo është diskutuar në Komitetin e Ekspertëve. Ajo tha se vaksina Pfizer e miratuar nga FDA edhe për personat mbi 16 vjeç mund të përdoret, por jo me detyrim. Bino tha se bëhet fjalë për klasat e shkollave të mesme. Megjithatë, ajo u shpreh se në mënyrë që të vaksinohet duhet që të ketë një pëlqyeshmëri nga prindi.

Blendi Fevziu: Në Britaninë e Madhe, por edhe në vende si SHBA ka filluar vaksinimi për mosha më të vogla.

Silva Bino: Edhe tek neve duhet të jemi të qartë që FDA i ka dhënë vaksinës Pfizer mbi 16 vjeç autorizimin dhe kjo vaksinë mbi 16 vjeç do të përdoret për të gjithë. Nuk më takon të them vendimet e komitetit, por janë diskutuar.

Blendi Fevziu: Pra që do të thotë zonja Bino që edhe klasat e para, të dyta dhe të treta të gjimnazeve do të vaksinohen me detyrim njësoj si studentët?

Silva Bino: Klasat e gjimnazeve, natyrisht do vaksinohen. Nuk po them me detyrim. Do ta diskutojmë. Nuk merren vendimet menjëherë.

Blendi Fevziu: Flas te parimi, përderisa ia kërkon studentit do ia kërkosh edhe nxënësit.

Silva Bino: Nën 18 vjeç janë fëmijë dhe përgjigjet prindi dhe duhet të ketë një pëlqyeshmëri të prindit. Ka vende si Kina dhe Kili që kanë autorizuar dhe vaksinën kineze që në moshën 6 vjeç Kili dhe 3 vjeç Kina, por komiteti kërkon më tepër fakte dhe publikime për këtë gjë

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303