Simbolet e shqiptarëve në kartmonedha, deklarata e Bankës së Maqedonisë

auto_Gjuha-Shqipe-1-780x439-650x3581515777364-768x423-696x383-1.jpg

Banka Popullore në Maqedoni ka njoftuar se pas hyrjes në fuqi të ligji “Për përdorimin e gjyhëve” do të një analizë të detajuar.

Projektligji parashikon që kartëmonedhat dhe monedhat duhet të përmbajnë simbole të trashëgimisë kulturore të shqiptarëve.

“Pas publikimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve në Gazetën Zyrtare, me të cilin në nenin 8 parashikohet se kartëmonedhat dhe monedhat si dhe pullat postare do të përmbajnë simbole që përfaqësojnë trashëgiminë kulturore të qytetarëve, që flasin gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik dhe gjuha e folur nga të paktën 20% e qytetarëve dhe alfabeti i tyre “, BPRM fillon me një analizë të hollësishme për të përcaktuar se cilat aktivitete do të duhet të ndërmarrim si institucion dhe në cilin afat.

Përndryshe, te kartëmonedhat që janë në përdorim, kartëmonedha 200 denarëshe, që u lëshua së pari në dhjetor të vitit 2014, ka motive me elemente artistike nga fasada e Xhamisë së larme në Tetovë dhe pllaka mermeri të dyshemesë me dizajne lulesh, të Xhamisë së Isak Beut në Manastir. Kartëmonedha 100 denarëshe, e lëshuar në vitin 1996 në njërën anë, përmban motive nga një shtëpi tradicionale shqiptare”, njofton Banka Popullore e Maqedonisë. /real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303