fbpx

Simeone: Prania e Suarez na jep besim, Chelsea ka ndryshuar shumë me Tuchel

Screenshot_22-12.jpg

Nesër në Bukuresht të Rumanisë, Atletico Madrid luan ndeshjen si pritëse ndaj Chelseas. Kjo ndeshje është spostuar “National Arena” për shkak të urdhrit të shtetit të Spanjës për moslejimin e shtetasve anglezi në territorin e tyre, si masë për mospërhapjen e Covid-19.

Para kësaj ndeshje foli trajneri i “Los Colchoneros”, Diego Simeone. Ai kishte elozhe për Suarez e Llorente dhe komentoi edhe humbjen e skuadrës së tij ndaj Levantes me shifrat 2-0. Simeone e vlerëson Chelsean, por djemtë e tij hyjnë në fushë vetëm për triumfin.

“Nesër luajmë ndaj një skuadre shumë të fortë me lojtarë të shkëlqyer. Ata e dinë mendimin tonë për ta dhe nuk do ndryshojë. Në ndeshjen e fundit nuk morëm fitore, por skuadra luajti mirë. Ky ishte elementi pozitiv i asaj sfide. Prania e Suarez na jep besim.

Ai është shumë i fortë. Nuk shënon në transfertë? Ta japim përgjigjen pas ndeshjes në Londër. Chelsea ka ndryshuar shumë me Tuchel. Ai i bën skuadrat të luajnë mirë dhe ata kanë bërë investime të mëdha në merkato. Llorente? Na jep shumë në të gjitha aspektet.

Na dhanë disa opsione për të luajtur ndeshjen dhe në fund u vendos për këtu. Udhëtuam katër orë dhe po luajmë një ndeshje, që duhet të ishte në stadiumin tonë”, u shpreh Simeone.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303