fbpx

Sindikata e Policisë reagon për ligjin për pensionet

policia1-1578146968.jpg

Plot 613 efektiva të policisë së shtetit, gardës dhe SHÇBA-së pritet të dalin në pension në janarin e këtij viti për shkak se mbushin moshën 55 vjeç dhe kanë 30 vite eksperiencë pune.

Miratimi i këtij projektligji, për kreun e sindikatës së policisë është pozitiv por ka probleme në mënyrën e hartimit të tij. Sipas Sadetin Fishtës, dalja e tyre në pension nuk duhet të kryhet me kërkesë të titullarit por vetëm me kërkesën e efektivëve.

Sadetin Fishta: “Drejtuesi i institucionit nuk mund të ketë të drejtë pa kërkesën e punonjësit të policisë ta trajtojë financiarisht në bazë të këtij ligji punonjësin e policisë.

Fishta ndër të tjera deklaron se ligji detyron efektivët që pavarësisht se dalin në pension të punojnë me 700 orë në vit shërbim, e cila është shkelje e kodit të punës dhe ligjit të policisë.

 Efektivët e policisë që do të dalin në pension do trajtohen financiarisht në masën 50% të pagës mujore neto, në momentin e ndërprerjes së marrëdhënieve të punës.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303