22.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024

TË FUNDIT

Sinjale pozitive në Shkup për heqjen e vetos bullgare brenda 2022

Në Maqedoninë e Veriut ka optimizëm për heqjen e vetos bullgare që pengon hapjen e procesit të negociatave për anëtarësim në BE. Vlado Buçkovski, i dërguari special për zgjidhjen e mosmarrëveshjes Shkup-Sofje në emër të qeverisë së Maqedonisë së Veriut, thotë se deri tani, një hap i tillë nuk ka qenë i mundur për shkak të zhvillimeve politike në Bullgari.

“Bullgaria nuk kishte një qeveri të rregullt për tetë muaj vitin e kaluar. Kishte tre zgjedhje parlamentare dhe një presidenciale. Kjo ndikoi seriozisht në përpjekjet tona për të gjetur një zgjidhje të pranueshme reciprokisht dhe për të hequr bllokadën në rrugën tonë drejt BE-së”, tha Buçkovski, cituar nga faqja maqedonase “Local” dhe BGNES.

Sipas tij, ka progres në ndërtimin e besimit mes dy vendeve. Dy javë më parë, kryeministri i ri bullgar Kiril Petkov shpalli një afat gjashtëmujor për të zgjidhur mosmarrëveshjet e Sofjes me Shkupin. Presidenti bullgar Rumen Radev tha fill pas tij se Bullgaria nuk po vendoste afate, por donte të shihte përparim nga Maqedonia e Veriut.

Në një intervistë ekskluzive për EURACTIV, presidenti Radev tha se Sofja kërkon një ndryshim në kushtetutën maqedonase, në mënyrë që bullgarët maqedonas të kenë trajtim të barabartë në vend.

“Situata do të jetë më e qartë pas takimit të kryeministrit të ri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, me homologun e tij bullgar Kiril Petkov, takim që është planifikuar për në mes të janarit”, shtoi Buçkovski.

“Në vitin 2022 pres të arrijmë një zgjidhje të pranueshme reciprokisht me Bullgarinë. Një zgjidhje që do të bazohet në respektin e ndërsjellë dhe do të jetë e qëndrueshme. Bllokada bullgare do të hiqet. Fillimi i negociatave me BE-në më në fund do të jetë realitet”, shtoi Buçkovski.

Lidhur me mosmarrëveshjet mbi historinë e përbashkët dhe këmbënguljen e Bullgarisë për ndryshimin e teksteve shkollore në Maqedoninë veriore, Buçkovski thotë se kjo është detyrë e komisionit të përbashkët historik

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat