Sipas ekspertëve COVID-19 është shpërndarë paralelisht në të gjithë botën, në fund të 2019-ës

2560.jpg

Sipas një studimi të fundit, ekspertët kanë zbuluar se koronavirusi është shpërndarë në botë paralelisht me shfaqjen në Kinë, në fund të vitit të shkuar.

Studimi u krye në bazë të 7500 mostrave nga persona të ndryshëm anembanë globit.

Ekspertët thonë se virusi ka pësuar mutacion sikurse ndodh me të gjitha familjet e viruseve.

Studimi mbështet kështu edhe një sërë mjekësh shqiptarë, të cilët pohojnë se nga grafitë pulmonare të të sëmurëve me koronavirus ka ngjashmëri me raste të tilla, që janë regjistruar që prej fillimit të muajit janar.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303