Sipas shkencës flokëkuqtë kanë superfuqi

ed.jpg

Sipas Erin La Rosa, autore e librit “The Big Redhead Book:Inside the Secret Society of Red”,flokëkuqtë kanë një pamje fizike mjaft unike.

Flokëkuqtë marrin shumë vëmendje në shoqëri për shkak të pamjes së rrallë që e kanë.

Ngjyra e tyre shkaktohet nga një mutacion gjenetik që quhet “MC1R”, falë një pigmenti që quhet feomelanin, i cili i bën flokët e kuqe.

Në shumicën e rasteve, fëmijët flokëkuq kanë turp sepse ndihen më ndryshe nga shokët e shoqet e tyre.

Sidoqoftë, ata nuk duhet të kenë turp. Përkundrazi, ata duhet të jenë shumë krenar dhe të gëzohen që janë të veçantë.

Flokëkuqtë janë një grup mjaft interesant, ku në mesin e tyre hyn edhe princi Harry, Jessica Chastain, Ed Sheeran dhe Julianne Moore.

Një studim i vitit 2003 kishte treguar se personat që kanë në mënyrë natyrale flokë të kuqe, mund ta tolerojnë dhimbjen deri në 25% më mirë se tjerët.

Rezultatet e një studimi tjetër të kryer në universitetin Louisville kanë treguar se flokëkuqtë janë më të ndjeshëm ndaj ndryshimeve të temperaturave. Ata faktikisht mund ta parashikojnë se kur vjen dimri dhe ndryshimet e shpejta të temperaturës.

Kjo, padyshim se është një superfuqi.

Një karakteristikë tjetër e cila i bën ata super heronj është prodhimi natyral i vitaminës D në mënyrë më efektive sesa njerëzit tjerë.

Siç e dimë, një pjesë e madhe e njerëzve kanë mungesë të vitaminës D, e cila është vitaminë esenciale që i lufton sëmundjet si:

– Sëmundjet kardiovaskulare
– Gripin
– Depresionin, etj.

Nëse jeni të tillë jeni vërtet me fat. /real-news

scroll to top