fbpx

Sistemi elektoral/ Shehi: Ky sistem është ideal për të vegjlit, futesh në sqetullën e…

Çfarë do të ndodhë në vend me ndryshimin e sistemit zgjedhor? Dashamir Shehi, kryetari i LZHK-së, shprehet se ndryshimi i sistemit do ti bënte mirë Shqipërisë.

“Tashmë nuk ka dëshirë është e kuptueshme, unë do të preferoja të ndryshonim sistemin pavarësisht marrëveshjes që kemi bërë me PD dhe do ta respektojmë. Një sistem ndryshe do ti bënte mirë Shqipërisë. Ndryshimi i sistemit nuk ka të bëjë me partitë e vogla, është një gabim i madh. Po të jetë për partitë e vogla, sistemi i sotëm është ideali. Futu në sqetull të partisë së madhe dhe me 5 mijë vota bëhesh deputet.

Nuk jam patjetër për sistemin danez, gjykoj që ai që kishim përpara mazhoritari i korrektuar me proporcional ishte më i miri për Shqipërinë.Por opozita duhet ta marrë në konsideratë edhe propozimin e amerikanëve, njëherë se vjen nga amerikanët. Çfarëdo lloj refuzimi i ideve të tyre më duket i gabuar. A do të insistojnë apo hodhën një ide dhe do të tërhiqen në kompromiset shqiptare, këtë do ta shikojmë në ditët në vijim. Por Shqipëria pasi të mbarojë këto zgjedhje ka nevojë jo vetëm të ndryshojë sistemin zgjedhor, por sistemin politik, të ndryshojë Kushtetutën, të ribëjë të paravarura institucionet”, tha ndër të tjera Shehi, në një intervistë të dhënë në televizionin “Oranews”.