fbpx

Sistemi po kthehet në normalitet, ministrja Manastirliu jep lajmin e mirë

Në javën e parë të kthimit në normalitet të sistemit shëndetësor prej pandemisë janë kryer 790 ndërhyrje operacione të planifikuara.

Njoftimin e ka bërë vetë ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

Operacionet kryhen me masa të shtuara për të parandaluar mospërhapjen e COVID-19 në spitalet publike.

“Më shumë se 790 ndërhyrje janë kryer në spitalet publike në javën e parë pas rikthimit gradual në normalitet të sistemit shëndetësor, me rifillimin e operacioneve të planifikuara në të gjithë vendin ✅

#MeMasaTëShtuara #ShëndetësiaNëGatishmëri”, shkruan Manastirliu nw Facebook.