fbpx

Sistemi TIMS doli jashtë funksionit, reagon urgjent Policia e Shtetit, ja ç’ndodhi

Policia e Shtetit ka reaguar sot me anë të një njoftimi zyrtar lidhur me defektin që pësoi sistemi TIMS në datë 23.05.2020.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, menjëherë pas riparimit të defektit në rrjetin elektrik të zonës, po në orët e para të mëngjesit të datës 23.05.2020, sistemi TIMS është vënë në punë dhe vijon të funksionojë normalisht në të gjitha pikat e kalimit kufitar dhe në strukturat e tjera të Policisë së Shtetit.

 “Theksojmë faktin se në Pikat e Kalimit Kufitar nuk është shfaqur asnjë problematikë, pasi kufijtë janë të mbyllur dhe në orën që kishte defekt sistemi, nuk ka patur lëvizje personash.

Policia e Shtetit, aplikon regjistrimin manual të personave në çdo rast që sistemi mund të shfaqë probleme, duke bërë verifikim të thelluar të të dhënave, bazuar në listat e personave në kërkim, të cilat janë në dispozicion të punonjësve të Policisë në çdo DVP dhe Pika Kalimi Kufitar”, thuhet në njoftimin zyrtar.