Sistemi Zgjedhor, Vasili kthehet pas në kohë: Mbaj mend Ilir Metën me 10 deputetë që…

vasili-2-770x400.jpg

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me sistemin zgjedhor, ku sipas tij zgjidhja e vetme është referendumi. Këto deklarata dhe të tjera, ai i ka bërë për News 24.

Për të marrë shembull, Vasili kujton kur në 2008 Ilir Meta bashkë me 10 deputetë hynë në grevë urie para Kuvendit pasi u ndryshua sistemi pas një dakordësie PD-PS duke e kthyer në lista të mbyllura.

”Së pari, me thënë të drejtën, mua si individ, për mua është kërkesë e vonuar. Unë nuk jam një njeri, që politikisht, nuk jam të duroj se dëgjoj moralizma. Beteja në nivelin më të lartë, nuk e harroj kurrë, kur 9 ditë e 9 netë është protestuar para Kuvendit, me në krye Ilir Metën. Protestuan ëpr sistemin, sepse u ndienë të vetmuar në atë kohë. Kam dëgjuar shumë fjalamanë, kanë thënë le të rrinë e të ngordhin atje për sistemin. Por ç’ndodhi me sistemin, një gjë e tmerrshme. Një sistem i vendosur me referendum në ’98. U ndryshua më pas prej partive politike. Duhet ricikluar si diçka e re apo me debat të hapura. Duhet të pyesim shumë shqiptarë, që s’mund të kërkojnë këtë sistem por diçka tjetër, a ka gjë më të mirë që t’i drejtohemi me referendum. Një çështje themelore është për sistemin, a do përfshihen ata që janë lënë jashtë nga kryetarët apo prap ata do jenë, se lista vendoset nga kryetari, dhe ju keni të drejtë të zgjidhni. Pra cili është mekanizmi. Rirendisim gustot e kryetarëve, apo të vendosim, pra për këtë nuk ka zgjidhje. Prandaj duhet diçka të re. Është diskutuar për sistemin. Nëse mua do më pëlqente një prej pesë modeleve, a do e donin shqiptarët, zgjidhja është referendare.”- tha Vasili.

scroll to top