fbpx

Situata alarmante në Shkodër/  Voltana Ademi tregojet detajet dhe akuzon Qeverinë

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi ka folur për situatën e krijuar në Shkodër prej COVID-19 dhe reagon pas akuzave se pushteti vendor atje ka neglizhuar masat e qeverisë për koronavirusin çka solli sot krijimin e një situate alarmante, me 12 të prekur vetëm në 24 orët e fundit.

Në një intervistë për neësbomb.al, Voltana Ademi thotë se Policia dhe strukturat e tjera shtetërore nuk kanë kontrolluar personat e infektuar që janë kthyer nga “zonat e kuqe”, e madje sipas saj këta persona janë lejuar të shkojnë dhe në një ceremoni mortore.

“Është e pafalshme që, në një familje që ka patur pjesëtarë të ardhur nga “zonat e kuqe” të pandemisë, të mos bëhet asnjë verifikim, siç fatkeqësisht ka ndodhur me dy familjet në Kiras dhe Dobraç që sot kanë 31 të infektuar, dy prej të cilëve 65 dhe 78 vjeç, janë dërguar mbrëmë me urgjencë në Tiranë, pas rendimit të gjedjes shendetësore. Jo vetëm kaq. Në kulmin e pandemisë dhe të masave kufizuese, strukturat e shtetit kanë lejuar edhe organizim funerali të një personi prej nga duket se ka nisur edhe përhapja e COVID-19 tek këto familje.

A mban dikush përgjegjësi? A duhet të përgjigjet dikush para ligjit? Nuk mjafton që kur rastet e infektimit të shfaqen, thjesht të raportohen. Duhet parandaluar përhapja që në gjenezë dhe duhen marrë masa izolimi për të mos lejuar shtrirjen e mëtejshme”, ka thënë Voltana Ademi, kryebashkiake e Shkodrës në një intervistë për neësbomb.al.