fbpx

Situata bëhet shumë alarmante, shifër rekord të infektuarish, 4 të vdekur

Në përditësimin e situatës së pandemisë, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se sot 130 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 5649.

Në 24 orët e fundit 4 pacientë kanë humbur jetën. 116 pacientë të shtruar ndodhen në të dy spitalet Covid-19, ndër to 23 janë në terapi intensive dhe 7 janë të intubuar.

Të infektuarit e rinj janë: 72 raste në Tiranë, 12 në Durrës, 11 në Fier, 10 në Korçë, 7 në Shkodër, nga 4 raste në Krujë, Mat, nga 2 raste në Lezhë, Kavajë, Kukës, Berat, Kamëz, nga 1 rast në Devoll, Elbasan, Has, Vlorë, Kolonjë, Malësi e Madhe.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 23 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3024, që nga fillimi i epidemisë.