Situata çdo ditë e më e rëndë, tjetër rekord në Shqipëri…3 humbje jete

ministri-757x405-1.jpg

Në raportimin e sotëm nga Ministria e Shëndetësisë u bë e ditur se kjo është dita me më shumë të infektuar të rinj që prej fillimit të pandemisë. Nga analizat e bëra janë konstatuar pozitivë 141 persona.

Ndërkohë që në 24 orët e fundit 3 pacientë ka humbur jetën: një 65 vjeçar nga Elbasani, një 66 vjeçar dhe një 67 vjeçar nga Tirana

116 pacientë të shtruar ndodhen në të dy spitalet Covid-19, ndër to 20 janë në terapi intensive dhe 4 janë të intubuar.

Të infektuarit e rinj janë: 51 raste në Tiranë, 14 në Kavajë, 12 në Fier, 10 në Kamëz, 6 në Kukës, nga 4 raste në Krujë, Kurbin, Mirditë, nga 2 raste në Shkodër, Korçë, Elbasan, Tepelenë, Bulqizë, nga 1 rast në Durrës, Lezhë, Lushnje, Vlorë.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303