fbpx

Situata e rëndë e koronavirusit, Greqia ndalon makinat me targat shqiptare

Një vendim shumë i fortë është marrë nga autoritetet greke. Fundjava do të ketë e mbyllur për të gjithë shqiptarët që duan të udhëtojnë drejt Greqisë.

Burime për Abc News bëjnë me dije se pala greke në Kapshticë, ka njoftuar se nuk do të lejojë asnjë automjet me targa shqiptare të kalojnë kufirin.

Ky është një urdhër i dhënë nga autoritetet greke pa arsyetim, ku policia greke ka kthyer mbrapsht dhjetëra automjete me targa shqiptare duke mos lejuar askënd të kaloje deri ditën e hënë.