TË FUNDIT

Situata e rëndë/ Maqedonia e Veriut kalim me kusht për shtetasit nga Kosova

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e saj të fundit ka miratuar propozimet që kanë të bëjnë me masat anticovid.

Sipas vendimeve të qeverisë është vendosur që qytetarët nga Kosova tashmë mund të futen në Maqedoninë e Veriut vetëm nëse kanë testin negativ të PCR-së.

“Shtetasit e Republikës së Kosovës, që hynë në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut nëpër vendkalimet kufitare tokësore nga Republika e Kosovës, duhet të japin vërtetim mjekësor, apo test negativ PCR”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Ndërkohë bëhet me dije se testimi duhet të jetë jo më i vjetër se 72 orë para hyrjes në Maqedoninë e Veriut edhe për tranzit.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat