fbpx

Situata e rëndë/ Ministrja Xhaçka mbërrin në Kakavijë, bën takime urgjent

Pas situatës së rëndë të kaluar në Kakavijë, ministrja Olta Xhaçka ka arritur atje dhe është takuar me kryebashkiakët e Gjirokastrës, të Dropullit, prefektit dhe drejtuesit e policisë së qarkut.

Në Kakavijë, një radhë e gjatë e makinave ka mbizotëruar në këta ditë të nxehta të gushtit, në pritje për të kaluar në tokën helene.

Pala greke nuk kalon asnjë person pa bërë testin e koronavirusit, gjë e cila dyshohet se ka sjellë edhe problematikën kaq të madhe.