fbpx

Situata e rëndë në vend, MSH jep shifrat tronditëse për 24 orët e fundit

Vendi vijon të jetë në situatë shumë të rëndë pandemie. Ministria e Shëndetësisë raporton se 127 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 6 016.

Në 24 orët e fundit 6 pacientë kanë humbur jetën: një 64, 65 dhe 69 vjeçar nga Durrësi, një 72 jeçar nga Kruja, dhe një 82 vjeçare nga Shijaku, një 63 vjeçar nga Kukësi, një 64 vjeçar nga Shkodra, një 69 vjeçar nga Elbasani.

119 pacientë të shtruar ndodhen në të dy spitalet Covid-19, ndër to 22 janë në terapi intensive dhe 64 janë të intubuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 32 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3155, që nga fillimi i epidemisë.