fbpx

Situata e rëndë te Infektivi, Manastirliu publikon shifrat e frikshme: Ka edhe të rinj

107770099_993736507749066_9158659859724866364_o.jpg

E rëndë raportohet situata nga Infektivi në Tiranë. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastilriu në një shënim në Facebook, bën me dije se gjashtë qytetarë të infektuar me koronavirus janë në gjendje kritike për jetën. Pacientët janë të intubuar dhe mes tyre ka edhe të rinj.

“Gjashtë pacientë, mes tyre edhe mosha të reja janë të intubuar dhe po luftojnë për jetën në spitalin infektiv, me përpjekjen e madhe të stafit mjekësor, në një betejë shumë të vështirë me virusin e rrezikshëm.

Mos e lejoni që ju apo një i afërmi juaj të përfundojë në spital dhe të rrezikojë jetën nga COVID19. Respektoni rregullat, mbaj distancën, vendos maskën, ruaj higjienën”, shkruan Manastirliu.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303