fbpx

Situata e rënduar nga COVID-19, Murrizi sulmon Bashën dhe Ramën: Palaçot, kërkojnë të bëjnë politikë me çdo të gjallë dhe të vdekur

murrizi.jpg

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar ashpër ndaj kryministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së Lulzim Basha, të cilët i quan ‘palaçot e politikës që kërkojnë të bëjnë politikë për pushtet me çdo të gjallë dhe të vdekur’.

Me anë të një postimi të gjatë në ‘Facebook’, Murrizi thekson se as njerit as tjetrit nuk i bie mendja për të vdekurit e as për të gjallët nese nuk janë votues të tyre.

Ndër të tjera Murrizi thotë se nuk ka gjë më të pështirë që në këto 30 vite në vendin tonë, politikanët nuk kanë lënë të gjallë e të vdekur pa marrë ‘nëpër gojë’, vetëm për të qenë në karrigen e pushtetit

Postimi i plotë:

PALAÇOT E POLITIKES DHE POLITIKANE TE PISTE QE KERKOJNE TE BEJNE  POLITIKE PER PUSHTET ME ÇDO TE GJALLE DHE TE VDEKUR QE JU DUHET PER MOMENTIN VETEM PER PUSHTETIN E TYRE TE NDYRE

Kam dite qe shoh Ramen dhe Bashen qe bejne sikur zihen per numrin e viktimave nga covidi

A ka me paftyresi?????

Njeri thote kane vdekur me shume, tjetri thote kane vdekur me pak

Dhe as njerit as tjetrit ne fakt nuk i bie mendja per te vdekurit jo e jo por as per te gjallet nese nuk jane votues te ketyre dy pisave qe nuk lene te gjalle e te vdekur pa bere pis vetem per te ruajtur pislleqet e tyre

Pas pak kohesh do ti shohim qe do fillojne te akuzojne njeri tjetrin formalisht kuptohet qe sa nga viktimat e covidit e kane emrin ne listen e votueseve

Nuk ka me te ndyre me te piste dhe me palaço se 3-4 fytyra me te peshtira politike ne kete vend qe prej 30 vitesh nuk kane lene te gjalle e te vdekur pa mare neper goje, vetem qe goja e qelbur e ketyre dhe goja e pa ngopur kurre e bastardeve politik te jete ne karriken e pushtetit

Shifni hipokrizine e urimit te ditelindjes se nje mjekje me emrin Najada.

E uron Rama, e uron Ogerta, deri neser nuk dihet se kush tjeter do ta uroj, por Najada ka humbur nje dekorate se eshte presidenti Meta ne Diber te madhe, se po te ishte ketu e dinte vete ai dhe nuk linte te shinte leme vetem rama dhe ogerta me kete ngjarje “ historike”

Po mire more palaço politik, po vjet a ka patur ditelindje doktorreshe Najada?????

Te njenjten gje bete me doktorr Pellumb Piperon 5 muaj rresht derisa e shpallet qytetare nderi te Skraparit dhe i dhate te drejten per te bere ne kliniken e tij private pas TEGUT,testet per covid me vlere 100 euro per person

Te njejten gje bete me doktorr Bratajn dhe doktorreshe Silven

Dhe po e njenjta retorike e ndyre nga dy plehra qe kur i mburr Rama i shan Basha dhe kur i mburr Basha i shan Rama

Si Najada, si Pellumbi, si Skenderi apo Silva e shume te tjere aty kane qene prej 30 vitesh dhe pothuajse ne te njenjtat pozita me çdo qeveri sepse ju palaço vdisni per pak servilizem kur jeni ne pushtet e keta jua dine stilin dhe ju presin me trendafil apo karafil ne dore qysh ne 8 pa pese te mengjesit tek paradhoma e ndyre e pushtetit te piste ku here pas here ndryshon vetem emri i palaços

Bete lajm te madh pse u emerua zv minister Besard Kadiu gjoja “ kollona” e pd “ tradhetoi” dhe erdhi tek rilindja

Nderkohe qe jo vetem une por qindra mijera demokrat nuk dine se kur dhe çfare ka qene e çfare ka kontribuar ne PD Besard Kadija

Lajm i “ madh” se ka ikur nga LSI e Laprakes Gentjan Arapi dhe nje figure tjeter potenciale por qe per aresye sekreti nuk i permendet emri dhe kane bashkuar armet me Ramen???

Genti nuk ka patur probleme me vijen e partise por nuk ka duruar dot arrogancen e Monikes apo te Petrit Vasilit dhe kalon ne transferte per te provuar “ tolerancen”dhe harbuterine e Rames, te Agaçit  dhe te gjithe tufes se kokubinave te haremit kryeministrore e ministrore qe mbajne ere njelloj si zogu i zi ne vitet 1929-1939

Po kjo loje e ndyre politike mes 3-4 palaçove politik ka 30 vjet qe vazhdon te njenjtin avaz

Ne vitin 1990-1991 kur u krijua PD Ceka ishte me PD ndersa Gjinushi me ramiz aline

Pas nje viti Ceka me ramiz aline dhe Gjinushi deputet ne Peqin be koalicion me PD

Ne referendiumin 1994 Gjinushi u bashkua me Ceken dhe PS se Nanon e kishin futur ne burg shoket e tij duke votuar me shume qejf per ti hequr imunitetin si ( islami, meta, hajdaraga) etj

Ne vitin 1997 Gjinushi, Ceka, Xhuveli, Imami, Gumeni, Kurti, Lubonja, Boriçi dhe nje tufe esterike qe sot me bejne per te vjelle kur i degjoj u bashkuan jo me PS por me bandat dhe llumin e Shqiptareve vetem per pushtet

Ne vitin 2005 Ceka, Imami, Xhuveli u bashkuan me PD vetem per karriken e pushtetit

Ne vitin 2009 Meta, Vasili ,Panariti,Haxhinasto, Braho, Naço ,Rama i lsi dhe e gjithe tufa e pangopur per pushtet u bashkua me PD

Ne prill 2013 e gjithe tufa e lartepermendur u bashkua me PS vetem per pushtet

Ne maj 2017 PD u bashkua vete me PS dhe nga Gaz Bardhi Tan Demiraj, Helga, Vugaj dhe 20 birbo e karavidhe qendruan ne karriket e pushtetit nen komanden e Rames deri me date 9 shtator 2017

Pa ju hyre emrave te tjere ne nivele dytesore se do te duhet te bej roman dhe e verteta eshte qe 50 emra kane qeverisur prej 30 vitesh ne emer te pushtetit dhe pa emer e pa ngjyre partie por si plehra dhe si vemje pa pigment qe jane, vetem duke mashtruar Shqiptaret se gjoja bejne lufte me njeri tjetrin here per te gjallet qe levizin si te vdekur nga njera parti tek tjetra, here per te vdekurit qe i perdorin si te gjalle vetem per politike

Nuk po merem me te te gjithe por po kujtoj Benet Becin qe erdhi nga kopi i PD dhe pas 8 vitesh drejtor i findit te zhvillimit kaloj tek gopi i PS

Alfred Rrusho nga 8 vjet tek keshi i ps kaloi tek gopi i PD

Dritan Shano nga 8 vjet tek gopi i PS kaloi tek Kopi i PD

Fatbardh Kadilli nga kopi i MJAFTIT kaloi tek gopi i PD

Majlinda Bregu nga ministre ardhur nga kopi i PD kaloi tek gopi i PS BE

Selim Belortaja nga minister i PD kalon zv minister i PS

Genc Rruli nga minister i PD ne keshilltar i jashtem i Nanos se PS

E shume e shume te tjere deri tek kleringu i fundit e Kaç Islamit me Bes Kadiun

Dhe kjo maskarade e palaçove politik qe nuk lene gje pa bere vetem per pushtetin dhe xhepat e tyre, do te vazhdoj akoma sa kohe qe do te kete votues “qorra” qe duartrokasin me komande dhe shajne me komande sipas urdherit qe ju jep kapo i radhes

25 prilli 2021 eshte dita kur Shqiptaret duhet te mundin “ ushtaret” e 3-4 kapovo

Me 25 prill Shqiptaret duhet te votojne me mendje dhe zemer e jo me stomak

Po votuan perseri me stomak, do ta mbajne stomakun bosh gjith heret dhe do te ushqehen me politiken e piste te palaçove qe perdorin dhe perdhosin njelloj si te gjallet dhe te vdekurit per pushtetin e tyre

Ps: nje sqarim per ata qe mund te keqkuptohen me GOPIN

GOPI eshte Grup i Organiziar Perfitues Interesash

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303