fbpx

Situata e tensionuar në kufi, ministrja Xhaçka dhe Haki Çako nisen urgjent drejt Kakavijës

kakavij-640x405.jpg

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhacka dhe drejtori i AKMC janë nisur me urgjencë drejt Kakavijës për t’i dhënë një zgjidhje situatës kaotike në pikën kufitare ku mijëra makina presin të kalojnë drejt Greqisë. Për rreth 90 minuta do të jenë në doganë, ku pritet të takohen me drejtues të pushtetit vendor dhe policisë.

Në pikën kufitare të Kakavijës, është krijuar një radhë kilometrike me automjete pasi autoritetet greke vendosën të bëjnë tamponimin e qytetarëve që kalojnë në kufi. Ndërkohë, policia e ka dënuar një efektiv duke e konsideruar shkelje të rëndë, ndërkohë që ka filluar të rritet lëvizja pasi është shtuar personeli shëndetësor që kryen testet ndaj Covidit.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303