fbpx

Situata e tensionuar së tepërmi, Turqia hyri në “zonën e zjarrit”, Greqia në alarm

Çdo ditë e më shumë rritet tensioni mes Greqisë dhe Turqisë. Mësohet se mëngjesin e sotëm anija turke “Oruc Reis” u afrua në një distancë edhe më të shkurtër, 8-9 milje nga ishulli grek Kastellorizo.

Gjithashtu mësohet se aty po e prisnin forcat e armatosura greke, të gatshme për gjithçka.

Mediat greke kanë publikuar edhe fotot e momentit kur “Oruc Reis” u afrua mjaft afër Kastellorizo.