fbpx

Situata ekonomike në vështirësi, Mziu i propozon zgjidhjen Bashës

Ish-kryetari i bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu me anë të një komenti në statusin e Kreut demokrat Lulzim Basha, ka deklaruar se situata ekonomike në Shqipëri është si në 1913, ndërsa shprehet se e vetmja zgjidhje për vendin mbeten protesta popullore si në Poloni.

“Situata ekonomike në Shqipëri është si në vitin e nepçes në 1913. Jo për shkak të pandemisë, por për shkak të qeverisë. Papunësia, varfëria, korrupsioni kanë kaluar çdo limit! Protesta popullore si në Poloni është e vetmja zgjidhje për vendin,”– shkruan Mziu në koment.