fbpx

Situata epidemiologjike e qëndrueshme në Kosovë

Screenshot_5-4.jpg

Në Kosovë gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 234 persona dhe janë raportuar 2 viktima.Në raport me ditën e djeshme numri i infektimeve ka pësuar një ulje, pasi dje janë regjistruar 290 raste pozitive me COVID-19.Numri i pacientëve të cilët kanë arritur të fitojnë betejën me koronavirusin është 209 në 24 orët e fundit.Sipas IKSHPK-së rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 109 raste, Prizren 50 raste, Gjakovë 16 raste, Pejë 8 raste, Gjilan 7 raste, Malishevë 7 raste, Rahovec 6 raste, Fushë-Kosovë 5 raste, Drenas 4 raste, Ferizaj 3 raste, Graçanicë 2 raste, Hani i Elezit 2 raste, Istog 2 raste, Kamenicë 2 raste, Obiliq 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Lipjan, Mamushë, Mitrovicë, Podujevë, Shtime, Shtërpcë dhe Vushtrri.Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 1 rast (51 vjeç) dhe Prizren 1 rast (59 vjeç).Numri total i infektimeve nga COVID-19 ka shkuar 62.782, ndërkohë që ai i viktimave është 1.528 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se vaksinat kundër koronavirusit do të arrijnë në Kosovë gjatë këtij muaji. Ai siguroi se procesi i përgatitjes për ardhje të vaksinave ka përfunduar, që nënkupton planin e imunizimit dhe sigurimin e zinxhirit të ftohjes.Kohët e fundit në Kosovë është ngritur alarmi pasi në vend janë regjistruar 3 rastet e para pozitive me variantin britanik të COVID-19.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303