Situata është alarmante në Kosovë, bilanci i viktimave është vërtet i tmerrshëm

Kosove-koronavirus-1100x620.jpg

Në Kosovë situata vijon të jetë alarmante.  Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 462 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 188 raste pozitive.

12 pacientë kanë vdekur në 24 orët e fundit në Kosovë, duke çuar kështu në total numrin e viktimave nga koronavirusi në 327.

Numri total i rasteve pozitive është 10.247 raste nga 40.646 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 142 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 5.944 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.976.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303