fbpx

Situata me koronavirusin, Greqia merr vendimin për mbyllje të pjesshme  

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, duke marrë shkas nga situatë e rëndë sapo njoftoi masat e reja ndaj koronavirusit për shkak të rritjes së rasteve pozitive me koronavirus.

Kreu i qeverisë greke njoftoi ndalimin e lëvizjeve me makinë nga ora 00:30 deri në 05:00 të mëngjesit në zonat e cilësuara si “të kuqe” apo “të verdha” në raport me numrin e rasteve me koronavirus, raporton abcneës.al.

“Vala e dytë ka ardhur, është e rrezikshme dhe prek të gjitha moshat“, tha Mitsotakis, teksa njoftoi se edhe maskat do të jenë të detyrueshme për të gjithë.