fbpx

Situata me koronavirusin/ Në Shqipëri po mendohet seriozisht rikthim i masave drastike

unnamed-5.jpg

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino, ka deklaruar sot se rikthimi i masave më të forta po mendohet për shkak të përkeqësimit të pandemisë.

Respektimi i rregullave anti-covid është ajo çfarë kërkohet nga qytetarët, por rritja e rasteve mund të çojë dhe në rikthim të masave kufizuese.

“Përveç distancimit fizik individual, përdorimit të maskave, natyrisht do të kishin vlerë edhe masa të tjera, por kjo do të vlerësohet hap pas hapi”, thotë Silva Bino për Klan.

Shtimi i rasteve është pasuar me mbushje të dy spitaleve Covid. Bino pohon se në spitalin Shefqet Ndroqi, në pavione të ndara po trajtohen edhe pacientë të dyshuar, pasi tamponi ka rezultuar negativ, por ekzaminimi radiografik vërteton të kundërtën.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303