fbpx

Situata në Liban pas shpërthimit, Qeveria e Libanit pritet të dorëhiqet

Qeveria e Libanit pritet të jap dorëheqje sonte, më pak se një javë pasi një shpërthim masiv ndodhi në një port detar të Bejrutit.

Sipas CNN incidenti i së martës la të vdekur së paku 160 persona si dhe lëndoi 6,000 të tjerë.

Me këtë rast, mijëra protestues dolën në rrugët e kryeqytetit për të kërkuar llogari nga qeveria për menaxhimin e situatës aktuale. Deri më tani tri ministra të kabinetit tashmë kanë dhënë dorëheqje, përfshirë edhe shtatë anëtarë të parlamentit.

Libani po përballet me krizën më të rëndë ekonomike në dekada, e shkaktuar edhe nga pandemia e koronavirusit.