Situata në Siri, Lavrov bisedë telefonike me presidentin e Irakut

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, diskutoi operacionin ushtarak turk në verilindje të Sirisë me presidentin e Irakut përmes një bisede telefonike të mbajtur ditën e sotme, njoftoi Ministria e Jashtme e Rusisë.

Moska dhe Bagdadi ranë dakord për nevojën e stabilitetit në bregun lindor të Eufratit dhe që të respektohet tërësia territoriale e Sirisë, tha ministria në një njoftim për telefonatën./real-news.tv/