fbpx

Situata në spitalet COVID në Tiranë është e rëndë, ja sa të shtruar ka…i frikshëm numri në terapi intensive

Në përditësimin që bëri sot, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 119 pacientë, 18 janë në terapi intensive, 6 prej të cilëve pacientë të intubuar.

Pra situatë është shumë e rëndë dhe shifrat rriten.

Ndërkohë që gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 9 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2961, që nga fillimi i epidemisë.

Tirana është më e prekur nga koronavirusi, ku aktualisht regjistron 1251 raste aktive. Nga 120 rastet e orëve të fundit, numri më i lartë është në kryeqytet, përkatësisht 57.