Situata në Ukrainë dhe Rusi, Putin bisedë telefonike me Macron

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, zhvilloi një bisedë telefonike me homologun francez, Emmanuel Macron.

Raportohet se dy liderët kanë diskutuar për Ukrainën dhe Sirinë.

Siç njoftoi Kremlini, në bisedën mes Putin dhe Macron, janë trajtuar zhvillmet në Ukrainë para samitit “Katërshja e Normandisë” me temë për Ukrainën që pritet të zhvillohet më 9 dhjetor.

Putin e ka informuar homologun francez për anijet luftarake të konfiskuara në Ngushticën Kerç të cilat Rusia ia ka dorëzuar sot Ukrainës.

Sipas njoftimit dy liderët gjithashtu kanë biseduar në lidhje me zhvillimet në Siri, ku kanë konfirmuar rëndësinë e fillimit të punës së Komitetit Kushtetues për Sirinë.