fbpx

“Situata në vijën e zjarrin është inkurajuese”, Rama jep detajet

Në bashkëbisedimin e mbrëmjes së sotme me qytetarët, Kryeminsitri Edi Rama ka dhënë disa detaje mbi situatën në vend në lidhje me koronavirusin e ri.

Rama gjatë deklaratës së tij u shpreh se situata në spitale është inkurajuese, pasi janë vetëm 63 pacientë.

“Kur të hapen baret do jetë koha për të festuar fitimin e luftës. Për berberët e kemi thëne që janë mbyllur dhe do marrin pagën që kemi vendosur. Situata në fushën në vijën e zjarrit është inkurajuaese, sot kemi 56 të shtruar në infektiv, prej të cilëve në reaminacion dhe 7 në COVID1, ku 6 prej tyre janë në reaminacion”, u shpreh ndër të tjera Kryeministri.