fbpx

“Situata në vjeshtë do vështirësohet”. Epidemiologu flet për COVID: Risku më i madh është te…

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka deklaruar për ABC-ja e Mëngjesit se situata në vjeshtë vjen duke u vështirësuar.

Sipas tij rritja e testimeve dhe respektimi i rregullave do të jenë të rëndësishme.

“Situata në vjeshtë vjen duke u vështirësuar. Por testimet janë ato që do të mbushin boshllëkun e informacionit.

Distanca, higjiena dhe maska vlen për çfarëdo lloj virusi respirator. Risku në lëvizjet më urban është më i lartë se në kinematë.

Besoj që numri i personave që lëvizin me transport është shumë më i lartë se personat që shkojnë në kinema”, tha Alimehmeti për Abc-ja mëngjesit.