fbpx

Situata nga Covid-19, Kosova ka një lajm të mirë sot

Asnjë viktimë nuk është raportuar së fundmi në Kosovë nga koronavirusi.

IKSHPK njofton se gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 141 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.815 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.778.

Instituti më tej thekson se situata epidemiologjike me COVID-19 paraqitet e stabilizuar me tendencë të rënies në javët në vazhdim, si rezultat i zbatimit të rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.