fbpx

Situata nga koronavirusi, familjet në çadra nga tërmeti hasin vështirësi: Duam shtëpi të re

famikja-ne-cader-768x471.gif

Ka edhe familje të cilët jetojnë në çadra që pas tërmetit të 26 nëntorit, ku një ndër ta është edhe familja Baku.

6 anëtarët janë nga fshati Rripë në Njësinë Administrative Gurrë në Bashkinë e Klosit jetojnë në kushte të vështira edhe në këtë situatë shumë të rëndë të krijuar nga Covid-19.

Hazis Baku shprehet për ‘Balkanëeb’ se megjithë situatën e vështirë, familja e tij mundohet të respektojë rregullat, ndonëse nuk e ka aspak të lehtë për vetë kushtet në të cilat jeton.

Familjet e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit janë në pritje të dëmshpërblimeve apo një banese të re, ndërsa prej një muaji janë të karantinuar në çadër edhe nga koronavirusi. Ata apelojnë që shteti të bëjë diçka për ta, pasi jetesa në çadër është shumë e vështirë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303