fbpx

Situata nga pandemia/ Drejtori i OBSH jep datën: Ja kur do të vijnë testet e shpejta në Shqipëri

006750c6c5d94e0dcbe84ffbe2641071_L.jpg

Gjatë konferencës së përbashkët me ministren Manastirliu, drejtori i OBSH-së për Europën, Hans Kluge dha një mesazh të rëndësishëm.

Ai u pyet nga gazetarët se sa kohë do që të vijnë testet e shpejta në vendin tonë.

Kluge deklaroi se për rreth 8-10 javë testet e shpejta do të vijnë edhe në Shqipëri.

“Jemi marrë pikërisht me kohën e dorëzimit të këtyre testeve pas 8 ose 10 javësh. Ne po përpiqemi që ta përshpejtojmë procesin, që ta shkurtojmë këtë afat. Sigurisht që çdo ditë është e domosdoshme në një luftë të tillë, por për t’u treguar objektiv shkenca nuk ka lëvizur kurrë kaq shpejt sa tani, për shkak të mire koordinimit. Qofshin këto koordinime për testimet apo për vaksinën. Askush nuk po bën ndonjë punë të veçantë në ndonjë anë, ne po përpiqemi që të koordinohemi me njëri tjetrin që ta përshpejtojmë këtë proces”,- tha Kluge.

Drejtori i OBSH-së gjithashtu deklaroi se testimi nuk është e vetmja zgjidhje e parandalimit të përhapjes së koronavirusit. Ai e vuri theksin edhe tek fazat e tjera që pas testimit janë edhe gjurmimi dhe izolimi.

“Situata është nën kontroll, por duhet të tregojmë shumë kujdes, se ka pasur vende që ia kanë hedhur në fazën e parë, por janë goditur më shumë në fazën e dytë, duhet të jemi vigjilentë, shkollat nuk kanë valë të lartë transmetimi, por e dimë që vendet me sistemet m,ë të forta të shëndetësisë mund të lodhen shumë shpejt, prandaj vigjilenca është shumë e madhe,dy probleme lodhja nga pandemia dhe stafi mjekësor”,- u shpreh Kluge.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303