TË FUNDIT

Situata nga pandemia/ Epidemiologu Ilir Alimehmeti jep lajmin e mirë

Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti ka dhënë një lajm të mirë së fundmi. Ai është shprehur se ulja e rasteve me COVID në vendin tonë në javët e fundit ka ardhur si pasojë e imunizimit natyral.

Në një intervistë për Report Tv, mjeku ka treguar se situata është tashmë e përmirësuar ndjeshëm pasi ka një përqindje të lartë të qytetarëve që kanë kaluar koronavirusin.

Vaksinimi nuk ka hyrë në lojë ende sepse numri i është i vogël sepse kemi rreth 10% të popullatës të vaksinuar me një dozë të vetme. Arsyeja madhore është se një përqindje e lartë e njerëzve e kanë kaluar, sidomos në Tiranë. Në grupmoshën më aktive, sidomos në zonat urbane, duket se niveli i infektimeve është ulur. Një arsye tjetër është edhe moti.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat