fbpx

Situata nga pandemia/ Manastirliu jep lajmin e rëndësishëm: Nisim nga e hëna…

ogerta-manastirliu-2-770x430.png

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë një deklaratë të rëndësishëm pak momente më parë. Ajo theksoi se nga e hëna do të nis përdorimi i testeve të shpejta të antigenit për evidentimin e rasteve pozitive me COVID-19.

Janë siguruar rreth 100 mijë teste, ku testet do të nisin si fillim në tiranë.

Fjala e Manastirliut:

Për sa i përket përfshirjes së shpejtë të antigenit, kemi siguruar në kontratën e parë 100 mijë teste të shpejta të antigenit që janë tashmë të disponueshme në vendin tonë. Testimi i shpejtë i antigenit do të nisë nga dita e hënë fillimisht në Tiranë.

Në fazën e parë duke filluar nga dita e hënë fillon testi i shpejtë i antigenit që do jetë i disponueshëm ntë gjithë njësitë vendore të kujdesit shëndetësor. Janë struktura që kryejnë testin e tamponit.

Një fond prej 8 mln eurosh është dedikuar për mbështetjen speciale për stafet tona në terren, spitalet dhe operatorët e kujdesit shëndetësor. Kemi dyfishuar kapacitetet me shtretër. Forcuam kapacitetet spitalore me pajisje mjekësore për përballimin e pandemisë jo vetëm në afatshkurtër por dhe përballje në vjeshtë-dimër.

Në fillim të kësaj epidemi numëroheshin rreth 200 respirator, sot kemi 483 respiratorë të dedikuar në funksion të mbështetjes së terapive intensive.

Kemi marrë të gjitha masat në kohë për testimin e shpejtë të antigenit. Sot janë funksionalë 4 laboratorë publikë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303