fbpx

Situata nga pandemia/ Ministrja e Arsimit tregon hapin e radhës

eVIS-kUSHI.jpg

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka dhënë disa detaje për rolin dhe punën e punonjësve psiko-social në shkolla, në këtë periudhë pandemie.

Më tej, ajo i është referuar risive që sjell urdhri nr. 313/2020 në shërbimin psiko-social.

Ky urdhër sjell dyfishim të numrit të punonjësve në sistem, dhe shtim të tyre për nxënësit me aftësi të kufizuara në shkollat normale, për nxënës të kthyer nga emigracioni, viktima apo viktima të mundshme të trafikimit, romë/egjiptianë, etj.

Një tjetër pikë është edhe përmirësimi dhe qartësimi i procedurës për emërimin, pezullimin dhe largimin nga shërbimi të punonjësit të shërbimit psiko-social, duke bërë që të rekrutohen punonjës cilësorë dhe në mënyrë transparente, ku ka vlerësim me dosje, testim me shkrim dhe intervistë të strukturuar.

Ky urdhër përmirëson gjithashtu edhe përshkrimin e punës së drejtuesit dhe supervizorit të njësisë së shërbimit psiko-social, mënyrën e emërimit të tyre në përshtatje me strukturat e reja arsimore vendore dhe integron aspekte të ndryshme të këtij shërbimi.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303